Kjo është lista e kandidatëve për deputetë e koalicionit Nisma-AAK

PUBLIKUAR

Koalicioni parazgjedhor i përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë dakorduar edhe për listën e kandidatëve për deputetë.

‘Indeksonline’, merr vesh se në listën prej 100 kandidatëve për deputetë, 73 kandidatë do të jenë nga partia e Haradinajt dhe 33 kandidatë nga partia e Limajt.

Poashtu këto burime njoftojnë se në dhjetëshen e parë AAK do të ketë gjashtë kandidatë, ndërsa Nisma katër. Bartës i listës dhe kandidat për kryeministër nga ky koalicion do të jetë ish kryeministri Ramush Haradinaj.

Këto dy parti janë në pritje qe ky koalicion parazgjedhor të zgjerohet edhe me tutje.

Mësohet se këto dy subjekte janë duke diskutuar me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe subjekte tjera më të vogla.

Të hapur ata janë treguar edhe për përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 ose 18 qershor.

Zgjedhjet erdhën si rezultat i mocionit të mosbesimit për Qeverinë Mustafa të iniciuar nga kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...