Kjo është lista e deputetëve të nënshkruar për rrëzimin e Qeverisë (Dokument)

PUBLIKUAR

Mocioni për votëbesimin e Qeverisë, i iniciuar nga Nisma për Kosovën tashmë është nënshkruar nga deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

Në listën të cilën e ka siguruar ‘Indeksonline’, shihet se mocioni në fjalë është nënshkruar nga të gjithë deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë mocion ende nuk e kanë nënshkruar deputetët e partisë më të madhe opozitare në vend, Lëvizjes Vetëvendosje.

‘Indeksonline’, merr vesh se VV është duke e shqyrtuar tekstin e mocionit.

Në anën tjetër, ditëve në vazhdim mocioni për nënshkrim do t’i ofrohet edhe deputetëve të partive në pushtet, e veçanërisht atyre të PDK-së.

Pro këtij mocioni është deklaruar edhe deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi.

Për të mbajtur seancën ku do të votohej mocioni nevojitën 40 nënshkrime, ndërsa për të qenë mocioni i suksesshëm duhet të votohet nga së paku 60 deputetë.

Në të kundërtën, Qeverisë Mustafa nuk mund t’i ngritët mocioni i mosbesimit së paku brenda 90 ditëve të ardhshme.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...