Kjo është gjendja shëndetësore e vajzës që u hodh nga kati i 3-të në banesat e Dardanisë

PUBLIKUAR

Gjendja shëndetsore e vajzës 12- vjeçare e cila u hodh mbrëmjen e kaluar nga kati i tretë i bllokut të banesave të uzurpuara në lagjen Dardania është jashtë rrezikut për jetën por ka dëmtime serioze në pjesën e belit, shkruan Gazeta Express.

 

Një banor nga ky bllok tha për Gazetën Express se në orët e para të mëngjezit kishte qenë për vizitë në QKUK ku ndodhet vajza dhe shpjegoi që pjesa e belit është i dëmtuar. Arsyeja e hedhjes së vajzës sipas tij është se ka qenë e trembur nga aksioni që zhvilloi policia për lirimin e 6 banesave të uzurpuara. Por 6 familjet të cilat u larguan me forcë nga policia, gjatë nastës janë rikthyer përsëri në banesat përkatëse.

Ndërkohë Gazeta Express mëson se ditën e enjte pritet që aksion i radhës i policisë për lirimin e disa banesave të tjera.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i ka takuar sot paradite banorët e larguar nga banesa kolektive në lagjen “Dardania” të cilët që nga mëngjesi kanë pritur para ndërtesës së Kuvendit për ta takuar kryeparlamentarin Veseli.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...