Kjo është gjendja e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në klinikat COVID të QKUK’së dhe spitalet rajonale janë të hospitalizuar 172 pacientë për shkak të COVID-19, raporton Gazeta Express.

9 pacientë janë në Mjekimin Intensiv ndërsa 127 janë me oksigjeno-terapi.

“Bazuar në raportet e datës 13 shkurt 2022 të klinikave Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 172 pacientë po trajtohen nga Covid-19. Me oksigjeno-terapi janë 127 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 9 pacientë”, thuhet nga SHSKUK.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 63  pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 9 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 11 pacientë

Spitali i Prizrenit,17  pacientë

Spitali i Pejës, 14 pacientë

Spitali i Gjilanit, 12 pacientë

Spitali i Gjakovës, 18 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 16 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...