Gianluigi Donnarumma, është grumbulluar nga kombëtarja e Italisë U21 dhe për këtë është shprehur shumë i lumtur.
Italiani ka thënë se ëndërron që të bëhet një ditë si portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon.
“Ëndrra ime është që të luaj rregullisht në ekipin kombëtar dhe të ndjekë gjurmët e Buffonit”.
“Gjëja më e rëndësishme është që të qëndroj i qetë, me këmbë në tokë dhe t’i respektojë të gjithë. Pasi, vetëm kështu do të arrijë të marrë vëmendjen e të tjerëve në të ardhmen”, ka thënë Donnarumma për Sky Sport.
16-vjeçari ka arritur të vendos rekord në Serie A, duke u bërë portieri më i ri që e ka mbajtur portën e paprekur. /Telegrafi/



