Kjo është dita e fatit të Guardiolës

PUBLIKUAR

Shefi i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge thotë se skuadra bavareze është e përgatitur për largimin e Pep Guardiolës.

Ish-trajnerit të Barcelonës kontrata me ekipin bavarez i mbaron në qershor të vitit të ardhshëm.

“Në vitin 1977, Beckenbauer shkoi për të luajtur në New York. Gazetat raportuan se ky do të ishte fundi i botës për Bayernin. Klubi kishte tre muaj të turbullta, por lëvizi përpara. Askush në botë nuk është i pazëvendësueshëm “, ka thënë kryetari i Bayern Gazzetta për Gazetta dello Sport.

“Është cikël normal i jetës në futboll. Lojtaret vijnë dhe shkojnë, dhe kjo është e njëjta edhe për trajnerë. Unë jam i qetë, sepse nëse largohet Guardiola, një trajner i shkëlqyer do të vijë”.

“Pas ndeshjes kundër Hannoverit (19 dhjetor), do të dihet e ardhmja e spanjollit”, tha Rummenigge. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...