Kjo është deklarata e Barack Obamas pas referendumit në Britani

PUBLIKUAR

Edhe pse ai do të kishte preferuar që Britania e Madhe të qëndronte në Bashkimin Evropian, Presidenti Barak Obama tha se e respekton vendimin e popullit britanik.

“Populli i Mbretërisë së Bashkuar kanë folur, dhe ne e respektojmë vendimin e tyre”, ka thënë Obama në një deklaratë, pas daljes së rezultateve për largim nga BE-ja të referendumit në Britani, përcjell Telegrafi.

“Marrëdhënia e veçantë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara është e qëndrueshme, dhe anëtarësimi i Mbretërisë së Bashkuar në NATO mbetet një gurthemel i rëndësishëm i politikës së jashtme të sigurisë dhe politikave ekonomike të SHBA-ve”, shtoi Obama.

Obama siguroi gjithashtu ata në Bashkimin Evropian, për të cilët tha se kanë bërë “aq shumë” për të nxitur stabilitetin dhe rritjen ekonomike, që marrëdhëniet e bllokut me SHBA-të do të mbeten të pandryshuara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...