Kjo është befasia e radhës në shtrat e rumunit për Angela Martinin (Video)

PUBLIKUAR

Surpriza përrallore që i dashuri i bëri Anxhela Martinit për ditëlindje, Angela Martini e cila e ka festuar ditëlindjen e saj në Maldive, është befasuar nga partneri i saj rumun.

Dragos Savulescu i ka krijuar bukuroshes shqiptare një ambient shumë romantik me lule dhe petale trëndafili në një plazh, duke e bërë të ndihet si një princeshë e vërtetë.

Por, jo vetëm në plazh pasi që befasitë kanë vazhduar edhe në dhomën e hotelit, të cilën e ka xhiruar vetë modelja dhe ka bërë publike në llogarinë personale në Instagram.

“Ditëlindja më e mirë ndonjëherë. Sa romantike, sa ëndrra. I dashuri më i mirë në botë”, ka shkruar me këtë rast Angela në Instagarm.

Vlen të cekim se i dashuri aktual i modeles shqiptare është miliarderi rumun, i cili njëherazi është producent dhe menaxher i aktorit hollivudian, Brad Pitt. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...

Violetë Kukaj mahnit me paraqitjen e saj, shfaqet me veshje dhe aksesorë tradicionalë

Këngëtarja Violeta Kukaj ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në rrjetet...