Kjo është atletja e parë amerikane me mbulesë islame në Olimpiadë

PUBLIKUAR

Para se të merr një pikë, ajo do të bëjë histori këtë verë në Rio de Janeiro. Ajo do të jetë atletja e parë amerikane me mbulesë islame që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Ibtihaj Muhammad këtë të drejtë e ka fituar pasi ka arritur të renditet në vendin e tretë të kampionatit botëror me shpata në Athinë.

Athina zyrtare ishte organizatore e botërorit të njohur si “Women’s Sabre World Cup”, ku Muhamed fitoi 20 pikë, përkatësisht medaljen e bronztë në emër të SHBA-ve, transmeton Telegrafi.

Muhamedi e ka përshkruar këtë arritje duke thënë se as gjinia, as raca apo fe, nuk duhet ti largojnë sportistët nga ëndrra e tyre.

“Me këtë, dua të dëshmoj se me punë mund të arrihet çdo gjë dhe dua që jem shembull për të gjithë pa marr parasysh gjini, fe apo racë”, tha 30-vjeçarja.

Kujtojmë se Lojërat Olimpike do të mbahen gjatë kësaj vere në Rio de Janiero të Brazilit, ndërsa edhe Kosova do të prezantohet me disa sportistë, mesin e tyre, kampionen botërore të xhudos, Majlinda Kelmendi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...