Cristiano Ronaldo bëri një gjest mjaft kontravers mëngjesin e të mërkurës kur hodhi në liqen një mikrofon të gazetarit të CMTV, rrjetit të njohur televiziv portugez.
Ronaldo u shfaq tejet i nervozuar kur u pyet nga gazetari a është gati për ndeshjen sonte ndaj Austrisë dhe vet lojtari duket se ka pasur arsye të mëdha për të bërë këtë veprim, shkruan Telegrafi.
Nëse e keni humbur – Ronaldo nervozohet, gjuan mikrofonin e gazetarit në liqen (Video)
Ronaldo ka vite që është në konflikt me rrjetin televiziv CMTV.


