Kjo është agjenda e inaugurimit të Hashim Thaçit President

PUBLIKUAR

Ardian Arifaj, këshilltari i Hashim Thaçit, ka shpjeguar detaje të ditës kur do të inaugurohet Thaçi President i Kosovës.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës dha se “do të ketë qindra të ftuar nga jashtë, liderë nga rajoni dhe gjithë bota”, derisa ka pohuar se gjithçka është e organizuar deri në imtësi.

“Çdo gjë është gati. Kemi bërë gati skenarin se si do të shkojë inaugurimi i Presidentit. Është hera e parë që një president në shkuarje i dorëzon detyrën një presidenti të ri, që është në ardhje. Kjo do të bëhet si traditë, ku presidentët e ardhshëm do t’ia bartin detyrën presidentëve të ri”, tha ai.

“Me 7 prill në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca solemne, ku presidenti i ri zyrtarisht jep betimin dhe merr detyrën, kurse të nesërmen do të mbahet ceremonia e pranim dorëzimit. Në sheshin ‘Skënderbeu’ dhe ‘Ibrahim Rugova’ do të ketë një defile, ku presidentja së bashku me Presidentin e ri do të ecin përgjatë shesheve”.

“Do të ngjiten në skenë, aty do të ketë një kopje të kushtetutës së Kosovës ku do t’i dorëzohet Presidentit, si garantues i Kushtetutës si simbolizëm. Ppjesa kryesore do të jetë pjesa e fjalimit, ku do t’i shfaq prioritetet e tij”, ka shpjeguar Arifaj.

SHIKO MË SHUMË

“Mbi 7 orë në kolonë”, mërgimtarët bllokohen në kufirin Mal i Zi – Kroaci

Kolona disa kilometra të gjata dhe problemet teknike në kontrollin kufitar kanë lënë qindra...

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët dhe operatorët ekonomikë se sot do...

Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kryetarit të Aleancës, Aridan...