Kjaer e Olsen: Presim dhuratë nga Armenia kundër Shqipërisë

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Danimarkës, Simon Kjaer deklaroi se ekipi i tyre e meritonte barazimin në ndeshjen me Portugalinë.

Kjaer tha se “kjo ishte një ndeshje e vështirë për në edhe pse kishim disa shanse për të shënuar. Shqipëria që të kualifikohet duhet patjetër të fitojë me Armeninë dhe ne nuk na ngel gjë tjetër vetëm të presim rezultatin e ndeshjes në Armeni”.

Ndërkohë trajneri i Danimarkës, Olsen deklaroi se “humbja me Portugalinë ishte e rëndë. Nuk na mbetet të presim turnin e fundit të Grupit I dhe përgëzojë ekipin portugez për kualifikimin në “France 2016″.

Sipas Olsen, humbja erdhi për fajin e tyre, pasi nuk arritën të shënonin.

Kujtojmë se Shqipëria të dielën me fillim në ora 18:00 do të takohen me Armeninë në kuadër të xhiros së fundit të kualifikimeve të Evropianit, “France 2016”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...