“Kisha shansin t’i bashkohem Manchester Unitedit”

PUBLIKUAR

Alvaro Morata ka thënë se mund të shkonte te Manchester Unitedi, por në fund është i lumtur që zgjodhi Chelsean.

Spanjolli dështoi të jetë titullar te Real Madridi, por është zgjedhja e parë për Antonio Conten dhe e ka nisur mirë sezonin në Premierligë, duke shënuar gjashtë gola në tetë paraqitje.

“Kisha mundësi që të shkoj te Manchester United dhe klube tjera nga Premierliga”, u shpreh Morata.

“Më e rëndësishmja është se tani jam pjesë e Chelseat dhe për këtë jam shumë i lumtur. Dua të luaj mirë dhe të fitoj sa më shumë me këtë fanellë”, shtoi Morata. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...