Kinezët ia bëjnë shah-mat Barcelonës për Paulinhon (Foto)

PUBLIKUAR

Guanzhaou Evergrande ia ka bërë me dije brazilianit Paulinho se nuk do ta lejojë të largohet nga klubi për t’iu bashkuar Barcelonës në këtë afat kalimtar veror.

Klubi katalan raportohet se e ka përmirësuar ofertën në 25 milionë euro për ish mesfushorin e Tottenham, Paulinho, transmeton Express.

Por Guanzhou Evergrande, i cili e bleu Paulinhon nga Tottenham në vitin 2015, insiston se nuk do ta lejojë mesfushorin të largohet nga klubi në gjysmën e sezonit të Super Ligës Kineze.

“Nuk duhet ta konsiderojmë vetëm çështjen financiare të klubit por po ashtu edhe situatën specifike të sezonit tonë,” ka thënë presidenti i Evergrande, Xu Jiayin.

“Paulinho ka një mundësi jetësore për t’iu bashkuar Barcelonës dhe ne i japim rendësi kësaj çështje, por nuk e lejojmë të largohet midis sezonit,” ka thënë ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...