Kinezët i ofrojnë pagë marramendëse Sanchezit (Foto)

PUBLIKUAR

Një skuadër kineze e dëshiron me çdo kusht sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez

Drejtuesit e skuadrës së Arsenalit dëshirojnë ta vazhdojnë kontratën me Alexis Sanchez edhe për disa vite.

Por, ish sulmuesi i Barcelonës vështirë se do të mbetet në Emirates pasi është tronditur nga një ofertë e një klubi kinez, përcjell Express.

Sipas Daily Mirror, klubi kinez, emri i të cilit nuk dihet, i ka ofruar Sanchezit një pagë prej 400 mijë funteve në javë (472 mijë euro). Kjo i bije që kiliani të përfitoj rreth 22 milionë euro në sezon.

Aktualisht Sanchez përfiton 130 mijë funte në javë te Arsenali. Këta të fundit tashmë kanë identifikuar lojtarin i cili mund ta zëvendësoj kilianin. Fjala është për yllin e Dortmundit, Marco Reus. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...