Kina feston 95 vjetorin e Partisë Komuniste, Tajvani i lëshon gabimisht një raketë bërthamore

PUBLIKUAR

Ndërkohë që Kina festonte 95 vjetorin e formimit të Partisë Komuniste mëngjesin e sotshëm, Tajvani ka lëshuar aksidentalisht një raketë bërthamore në ujërat në ishujt Penghu, në drejtim të Kinës kontinentale, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme dhe lëndime.

“Marina e Tajvanit ka nisur aksidentalisht një raketë supersonike nga baza e saj detare Kaohsiung, Një anije patrullë ishte nënshtruar një stërvitjeje kur raketa Hsiung Feng III u lëshua gabimisht në ajër” – njoftoi Agjencia Qendrore e Tajvanit (CNA).

Ndërkohe që I pyetur nga gazetarët nëse incidenti do të ndikojë në marrëdhëniet me Pekinin, Zëvendës-admirali Mei Chia-hsu tha se marina kishte raportuar në ministrinë e mbrojtjes të ishullit por theksoi se rasti ishte nën hetime dhe do të hetohen rrethanat, transmeton syri.

Theksojmë nga ana tjetër Kina e konsideron Tajvanin si provincën shkëputur Kineze , që duhet të ribashkohet me kontinentin dhe me forcë nëse është e nevojshme.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...