Kimmich e kupton pse Mulleri është i pakënaqur në Bayern

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ylli i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, e kupton pakënaqësinë e bashkëlojtarit të tij, Thomas Muller, i cili ka bërë të ditur se është duke e shqyrtuar të ardhmen e tij me gjigantin e Bundesligës.

Veterani Thomas Muller është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit nga Bayerni, për të cilët 30-vjeçari s’e ka nisur asnjë ndeshje në ligë nën Niko Kovacin që nga barazimi i shtatorit kundër Leipzigut, transmeton Gazeta Express.

Një largim gjatë afatit kalimtar të janarit është spekuluar për veteranin e Bayernit, i cili kishte qenë i lidhur me një transferim të mundshëm në Manchester United më parë.

Kur u pyet për Mullerin pas barazimit me rezultat 2:2 të Gjermanisë në miqësoren kundër Argjentinës të mërkurën, Kimmich tha se klubi do ta kishte të vështirë ta zëvendësonte atë figurë ikonike, por shtoi se e kupton pakënaqësinë e Mullerit.

“Fillimisht, një figurë shumë e madhe identifikuese do të largohej nga klubi, veçanërisht për tifozët. Unë personalisht e njoh Bayernin vetëm me Muller në skuadër. Pa të, klubi s’do të ishte aty ku është”, ka thënë Kimmich.

“Kurdo që ai hyn në lojë, ai luan mirë. Në ndeshjen e fundit ai e asistoi edhe një tjetër gol. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në ndeshjet e tjera”.

“Kundër Colognes ose Mainzit, ai i asistoi dy gola dhe e shënoi një, nëse po më kujtohet saktësisht. Të gjithë e dimë se ai ka cilësi që janë të vështira për t’u kontrolluar për kundërshtarin”.

“Nuk e di nëse ai dëshiron të shkojë ose jo. Mund ta kuptoj kur ai thotë se dëshiron të luajë më shumë. Unë e di se si është të qëndrosh i ulur në bankën rezervë”.

“Me ish-trajnerin Carlo Ancelottin, unë isha në bankën rezervë shumë herë. Është plotësisht normale për një lojtar të jetë i pakënaqur ose të bëhet i pakënaqur”.

Mulleri doli nga akademia e Bayerni në vitin 2008 dhe, që nga atëherë, ai e ka fituar tetë herë titullin e Bundesligës me bavarezët. Ai gjithashtu ka triumfuar në Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, Kupën e botës së Klubeve, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...