Kim tregon pikat e forta, në veshje të ngushtë dhe me stil

PUBLIKUAR

Kim Kardashian doli në shooping me Scott Disick në Los Angeles të premten, dhe ajo s’kishte si të mos e tërheqtë vëmendjen e paparacëve.

Ylli i realitetit TV, 39 vjeç, veshi një palë pantallona të çuditshme të stilit “cowboy” të cilat paraqitnin detaje metalike dhe ngjiteshin deri tek beli, transmeton Indeksonline.

Kim lejoi që pantallonat e saj tërheqëse të fokusonin linjat e saj duke e kompletuar pamjen e saj me një bluzë ngjyrë bezhë dhe një palë çizme të stilit të gjarprit.

Kim dhe Scott u duk se po filmonin një skenë për sezonin e 18 të “Keeping Up With The Kardashians” që kthehen në ekranet televizive më 26 mars.

Duket se nëna e katër fëmijëve u frymëzua nga motrat e saj më të reja të modës, të cilat morën pjesë në një aheng në LA të enjten mbrëma në veshjen të tillë.

Për veshje, Kim duket se u inspirua nga motrat Kendall dhe Kylie të cilat u panë me dukje të ngjashme një natë më herët./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...