Kim Mehmeti: Do të dëshiroja të mos votohet demarkacioni me Malin e Zi

PUBLIKUAR

Publicisti i njohur shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti ka thënë se do të donte që më 1 shtator të mos votohet për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai për ‘Epokën e re’, tha se më 1 shtator do të duhej të bëhej miratimi i “marrëveshjes” që do ta nxirrte Kosovën nga balta.

Mehmeti ka folur edhe për gjendjen e rëndë të shqiptarëve të Maqedonisë, sidomos pas vërshimeve të fundit në Shkup.

Ai ka thënë se Maqedonia nuk ka ndërtuar institucione që do t’u shërbejnë qytetarëve, por institucione që do ta mbulojnë veprimtarinë kriminale të nëntokës politike.

Mehmeti ka folur edhe për ndihmën që mund të ofrojë Tirana dhe Prishtina shqiptarëve në Maqedoni. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...