Kim Kardashian tregon linjat e përsosura të trupit në imazhet e realizuara në një parking

PUBLIKUAR

Kim Kardashian e ktheu garazhin e parkimit të hotelit Beverly Hills në pistën e saj personale në imazhet që postoi të premten (11 nëntor).

Bukuroshja, 42 vjeçe, kishte veshur një fustan metalik argjendi dhe taka me majë teksa mbante edhe një çantë Balenciaga “Hourglass XS”.

Në shtatë imazhe të ndarë me 333 milionë ndjekësit e saj, sipërmarrësja dukej mahnitëse teksa flokët e saj të gjatë bionde platin binin natyrshëm të ndara në mes.

Nëna e katër fëmijëve shkroi sipër postimit: “Thjesht e lumtur që jam këtu”, teksa theksoi linjat atraktive në fustanin e ngushtë për trupi.

Para se të bashkohej me motrën e saj Kendall Jenner brenda për të pirë disa pije, Kim pozoi për një foto me miqtë e saj jashtë makinës së saj.

Të rrethuara nga shoqet e saj, duke përfshirë Lala Anthony dhe Olivia Pierson, vajzat shijuan një natë argëtuese ndërsa dukeshin elegante dhe tërë stil.

Në fillim të kësaj jave, Kim u duk magjepsëse teksa drejtoi ngjarjen e mbushur me yje në “CFDA Awards” në New York.

 

Miliarderja kishte veshur një fustan të zi pa mëngë “Dolce & Gabbana” të kombinuar me një fund transparent.

Kardashianit iu dha çmimi i parë i Inovacionit i prezantuar nga Amazon Fashion për markën e saj “Skims”.

Kim u nderua në Këshillin e Dizajnuesve të Modës për linjën e saj të veshjeve dhe e përdori nderin për t’u bërë thirrje stilistëve që të jenë gjithëpërfshirës për të gjitha format e trupit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...