Kim lë pa fjalë me pozat tërheqëse nga pushimet.
Ylli televiziv, Kim Kardashian së fundi ka udhëtuar për pushime bashkë me fëmijët e saj, shkruan lajmi.net.
Bukuroshja, nga atje po sjell për ndjekësit fotografi e video të shumta në rrjete sociale, në të cilat duket për mrekulli.
Së fundi, ajo ka shkrepur disa fotografi teksa po relaksohej duke notuar, teksa në plan të parë kishte linjat trupore.
Kim kishte veshur bikini dypjesëshe, duke theksuar edhe një herë format e përsosura trupore, për të cilat edhe njihet.
Ndryshe, ky pushim i Kim Kardashian vjen pak kohë pas lajmeve që bënë bujë për ndarjen e saj nga Kanye West. /Lajmi.net/


