Kim Kardashian shokon fansat, tregon çfarë ka përdorur në videon seksuale

PUBLIKUAR

E kaluara e saj është e mbushur me skandale, por sot është një ndër influencueset më të mëdha në botë.

Në episodin e së dielës, Kim Kardashian zbuloi se ajo ka eksperimentuar me drogëra të ndryshme në të njëzetat e saj.

Ylli i reality show-t, KUWTK, sot 38-vjeçe pranoi se ka marrë ekstazi kur u martua me producentin e muzikës Damon Thomas dhe gjithashtu kur filmoi videon e famshme seksuale me Ray J.

Kim i tha motrës së saj Kendall dhe ish kunatit Scott Disick :

Herën e parë u martova nën ekstazë dhe mora sërish kur filmova kasetën e seksit. Është e sigurtë që të gjithë e kanë parë atë video dhe gjatë gjithë kohës më dridhej nofulla.”
Ky lajm shokoi jo pak ndjekësit dhe fansat e saj.

Komentet ishin të tipit:

Wow! Kim Kardashian pranoi se ka përdorur drogë dhe ishte shumë high ku ka filmuar videon e seksit, Epike! Faleminderit që ishte transparente si gjithmonë!”
Kim është e famshme për hapjen e këmbëve dhe përdorimin e drogërave ilegale! E pështirë!”
Në vitin 2004, Damon u divorcua me Kim, por sipas dokumentimeve të marra nga Daily Mail, Kim Kardashian është dhunuar nga ai.

Dokumentet e gjykatës pohuan se prodhuesi i muzikës së Hollivudit i ka lënë Kim shenja në fytyrë, e godiste dhe e përplaste për muri, duke e lënë të plagosur dhe të rrahur.

Ndërsa në shkurt të vitit 2007 doli video e seksit të Kim me Ray J, dhe kjo rriti famën e saj në përmasat që ka sot.

Ndërsa po bisedonte me Oprah në 2012, Kim shpjegoi se ajo ishte “poshtëruar”, por që atëherë e ka përqafuar atë kasetë.

Kim Kardashian tha asokohe:

Unë jam e vetëdijshme se bota më njohu në atë mënyrë. Ishte një mënyrë negative prezantimi, prandaj u ndjeva sikur duhet të punoja 10 herë më shumë që t’i bëja njerëzit të ndryshonin mendim për mua.”

 

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...