Kim Kardashian duket në formën më të mirë, në paraqitjen për Krishtlindje.
Kim Kardashian është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat sjell vazhdimisht fotografi nga përditshmëria, shkruan lajmi.net.
Ylli televiziv, së fundi ka publikuar fotografi nga ndeja e Krishtlindjes, që e organizuan bashkë me familjen.
Ajo dukej tejet joshëse e veshur me një fustan, me ngjyrë jeshile, i cili ia theksonte linjat trupore.
“Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë një natë të mirë për të gjithë! 🎄
Një falënderim i veçantë për @danielroseberry @schiaparelli për fustanin tim të mahnitshëm që më bëri të ndihem festive këtë vit edhe pse festa jonë e për Krishtlindje anulua. Ishte perfekte të vishesha dhe të festoja vetëm me familjen këtë vit. Shpresoj që të gjithë të kishin një festë të shëndetshme dhe të lumtur!”, shkruan Kim.
Ajo po ashtu ndau fotografi bashkë me fëmijët, nënën, Kourtney, Kendall dhe Kylien. /Lajmi.net/


