Kim Kardashian më nuk kontakton me Kanye West

PUBLIKUAR

Reperi ka marrë 500 palë atlete nga shtëpia e tyre, derisa gjenden në prag të divorcit.

Thashethemet për një divorc midis Kim Kardashian dhe Kanye West vazhdojnë të marrin vëmendjen, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Një burim ka thënë për “People” se çifti nuk janë më duke folur me njëri-tjetrin dhe kanë filluar të jetojnë jetën e tyre larg njëri-tjetrit.

Si provë e mëtejshme e ndarjes së tyre të pretenduar, Page Six ka raportuar se Kanye, 43 vjeç, ka hequr 500 palë atlete të tij nga shtëpia e tyre në Calabasas.

“Kim dhe Kanye vazhdojnë të jetojnë jetë të ndara”, tha një burim për People. “Ata nuk kanë asnjë kontakt”.

Thashethemet e ndarjes u shtuan më shumë nga një raport i Page Six që pretendon se Kanye ka lëvizur qindra atlete nga shtëpia e tyre, përveç artikujve të ndryshëm.

Jo të gjitha gjërat e tij janë hequr, por heqja e pretenduar e koleksionit të tij të këpucëve është domethënëse.

Thashethemet kanë qarkulluar për javë të tëra se dyshja ishin në prag të një divorci.

‘Ajo ka një plan divorci dhe do të paraqesë kur të jetë gati,’ tha burimi i People për Kim.

Kim u martua me Kanye në Itali më 2014 dhe çifti kanë vajzat North dhe Chicago si dhe djemtë Saint dhe Psalm. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...