Kim Jong-uni e ka ndaluar sarkazmin!

PUBLIKUAR

Duket se lideri i Koresë së Veriut përsëri u ngrit në këmbën e majtë.

Kim Jong-un ka miratuar një rregullore të re që ndalon sarkazmin. Lideri i madh raportohet se është bërë shumë paranoik, kështu që nuk është i sigurt nëse po pajtohen besnikët me të apo veç – në mënyrë ironike – tundin kokat e tyre, transmeton Telegrafi.

Popullit i është thënë se elementet kryengritëse të natyrës së tillë do të dënohen rëndë, ndërsa një nga frazat të cilat më nuk do të guxojnë t’i përdorin është se “për gjithçka fajet i ka Amerika”.

Në fakt, për çdo të keqe në këtë shtet bizar, gishti drejtohet tek SHBA-të, kështu që individët e guximshëm kanë filluar të tallen me këtë në bisedat e përditshme.

Për më tepër, kohët e fundit thuhet se është rritur guximi që edhe përmes grafiteve të tallet regjimi i Kimit duke thënë se është trimëri të jetosh në Korenë e Veriut. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...