Kim dhe Khloe Kardashian marrin gjithë vëmendjen teksa mbërrijnë në dyqanin “Skims” në Miami

PUBLIKUAR

Kim Kardashian dhe motra e saj Khloe morën gjithë vëmendjen me veshjet e tyre të zjarrta teksa mbërritën në dyqanin të notit ‘SKIMS’ në Miami të shtunën mbrëma (19 mars).

Yjet televizive dukeshin mahnitëse, ndërsa Kim 41 vjeç, ekspozoi linjat e saj e veshur me një palë sytjena të vogël metalike prej argjendi që tregonte dekoltenë e saj të bollshme dhe një palë dollakë të ngushta të ngjashme me pjesën e sipërme.

Themeluesja e ‘SKIMS’ plotësoi pamjen e saj me një palë cime të tejdukshme dhe më vonë u pa e veshur me syza të mëdha të fytyrës që ngjante me Batman, shkruan DailyMail.

Për sa i përket glamit, ish-bashkëshortja e Kanye West shkëlqeu me një nxirje të këndshme dhe zgjodhi një look të fortë në ngjyrë bronzi duke shtuar një nuancë skuqjeje në faqet e saj dhe buzëkuq ‘nudo’.

Kim u dha fotografëve shumë kënde për të shkrepur foto, duke shfaqur stilin e saj të veçantë në një sërë pozash.

Ndërkohë motra e saj më e vogël, 37 vjeçe, zgjodhi një fustan blu me panele rrjetë që tregonte këmbët e saj të gjata ngjyrë kafe dhe e kombinoi pamjen me taka të tejdukshme.

Khloe përshtati pamjen e saj me shumë bizhuteri, duke përfshirë vathë argjendi, byzylykë diamanti dhe unaza.

Gjithmonë me shumë stil, ajo mbajti edhe një palë syze dielli gjatë daljes.

Flokët e saj të gjata bionde me bombë ishin të ndara anash dhe njësoj si ato të Kim-it dhe të valëzuara të cilat i binin butësisht mbi supe.

SHIKO MË SHUMË

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...