Kili – Peru: Kampioni në fuqi i Kupës së Amerikës tronditet në gjysmëfinale

PUBLIKUAR

Dy golat e pjesës së parë dhe një gol i tretë afër fundit të ndeshjes nga Paolo Guerrero e çuan Perunë në finale të Kupës së Amerikës, duke e mposhtur në gjysmëfinale Kilin.

Shpresat e Kombëtares së Kilit për ta fituar për herë të tretë radhazi titullin e kampionit të Kupës së Amerikës u shuan pas disfatës me rezultat 3:0 në një paraqitje mbresëlënëse të Perusë, transmeton Gazeta Express.

Dy golat e shënuara në pjesën e parë nga Edison Flores dhe Yoshimar Yotun, bashkë me golin e vonshëm të Paolo Guerreros, ia thyen ëndrrat Kilit për ta barazuar rekordin e Argjentinës me tri tituj të këtij kampionati radhazi. Peru u kualifikua në finale për të parën herë që nga viti 1975.

Edhe pse ata e arritën fazën eliminatore si njëra ndër dy skuadrat më të mira të radhitura në pozitën e tretë, Peruja e Ricardo Garecas ishte superiore gjatë kampionatit dhe tani do të përballet me Brazilin në finalen në Maracana të dielën.

Turpërimi i Kilit u kompletua kur Eduardo Vargas e humbi penalltinë, pasi e goditi topin drejt te portieri i Perusë, Pedro Gallese, vetëm disa momente para fundit të ndeshjes.

Një fillim i furishëm bëri që edhe Christian Cueva e edhe Charles Aranguiz të kenë shumë mundësi të mira për të shënuar, por Peruja e ndëshkoi mbrojtjen e paorganizuar të Kilit në minutën e 20-të, përmes Floresit.

Gabriel Arias ishte fajtor për golin e dytë të Perusë, 18 minuta më vonë, të shënuar në stilin “vollej” nga Yotun.

Peruja e humbi Floresin shkaku i një lëndimi në kyçin e këmbës pesë minuta më vonë dhe kjo ndikoi që Kili të tentojë të kthehet në lojë. Megjithatë, ata nuk arritën të shënojnë gol dhe Peruja ia dha Kilit edhe goditjen e fundit afër fundit të ndeshjes. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...