Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Orhidea Latifi apo siç njihet me emrin artistik Kida, vazhdon të jetë mjaft aktive me projekte muzikore, shkruan GazetaBlic.
Këngëtarja e shumë hiteve, përveç muzikës, po pëlqehet shumë edhe për stilin e saj, ndërsa mjaft e veçantë po shfaqet edhe në klipe.
Por, krahas kësaj, pozat provokuese nuk po mungojnë tashmë as nga Kida.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar një fotografi ku shfaqet e veshur me një bluzë të shkurtër, dhe tuta ngjyrë hiri, e që Kida po doket mjaft joshëse me këtë pozë nga Zvicra.
Sa i përket projekteve, ai i fundit i saj është “Malli” e lansuar tre javë më parë dhe që deri tani ka arritur të mbledh mbi 4 milionë shikime në Youtube.



