Kiara në gjumë, Luizi e puth pa pushim dhe i thotë se do të bëjnë bashkë katër fëmijë

PUBLIKUAR

Kiara dhe Luizi ishin çifti i radhës që duhej të përkujdeseshin për “Arbanën” e vogël në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ata i janë nënshtruar provës javore, e cila detyron banorët në çifte, që të kujdesen për një kukull, sikur të ishin duke u kujdesur për një fëmijë të vërtetë.

E teksa kanë pasur mundësinë që të shijojnë së bashku intimitetin në një ambient privat, Luizi dhe Kiara duket se ia kanë kaluar shumë mirë pranë njëri-tjetrit.

Madje në një moment, kamerat kanë kapur momentin kur Kiara është duke fjetur, ndërkohë që Luizi shkon dhe e puthë pa pushim.

 

Në një video tjetër, dyshja teksa kujdesen për kukullën foshnjë diskutojnë mbi prindërimin, ku mes të tjerash këngëtari shkodran i thotë moderatores se do t’i bëjnë katër fëmijë.

 

Kujtojmë që Luizi është i nominuar këtë javë, së bashku me Efin, Amarildon dhe Xhonatanin – ku njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të premten. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...