Kiara: E meritoj finalen më shumë se Efi, kam bërë sakrifica

PUBLIKUAR

Në spektaklin e së shtunës në Big Brother VIP Albania u rikthyen katër banorë të eliminuar.

Efi Dhedhes, Kiara Tito, Ronaldo Sharka dhe Bledi Mane – janë konkurrentët më të votuar që hynë sërish brenda shtëpisë.

Megjithatë, vetëm një nga banorët e rikthyer mund të shkojë në finale dhe Kiara mendon se e meriton ajo këtë vend.

Foto: Screenshot/Instagram

Gjatë një bisede me Ronaldon, prezantuesja tha se ka sakrifikuar më shumë dhe se nuk krahasohet me Efin.

“Unë kam kaluar më shumë kohë këtu brenda, kam bërë më shumë gjëra, kam bërë më shumë sakrificë dhe s’e krahasoj dot. Ajo ka të drejtën e saj të mendojë që do shkojë në finale”, tha Tito.

Foto: Screenshot/Instagram

Moderatorja ndërkohë është kthyer në shtëpi një javë pasi doli, në nominimin që ishte kokë me kokë me Olta Gixharin.

Kjo e fundit po ashtu kërkoi daljen nga shtëpia për shkak të mallit që kishte për djalin e saj, Amarin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...