Khediran e duan plot klube, ai e pëlqen Arsenalin

PUBLIKUAR

Sami Khedira pritet të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere pasi nuk e sheh veten në planet e trajnerit Maurizio Sarri. Mesfushori gjerman po e pëlqen interesimin e Arsenalit

Sami Khedira nuk është në planet e Juventusit dhe pritet të largohet nga Torino gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori gjerman po pëlqehet nga klube të njohura evropiane, ndërsa Arsenali shihet si një destinacion potencial për futbollistin.

Lajmin e ka bërë të ditur Gianlucadimarzio.com.

32 vjeçari po ashtu kërkohet nga Fiorentina dhe Valencia, ndërsa Wolverhamptoni po ashtu ka kërkuar informata për përfaqësuesin gjerman.

Juventusi është i hapur për shitjen e disa futbollistëve gjatë kësaj vere, ndërsa Khedira duket të jetë njëri prej tyre.

Prej krejt klubeve, Khedira është më i interesuar t’ju bashkohet Gunners.

Ish-futbollisti i Real Madridit i zhvilloi vetëm 10 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar, duke e përshkuar lëndimet dhe mungesa e hapësirave. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...