KGJK ka përzgjedhur dy (2) gjyqtar për avancim në Gjykatën Supreme

PUBLIKUAR

Prishtinë, 22 shtator 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 295-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj
Këshilli në kuadër të procesit të avancimit për gjyqtarë, sot ka avancuar dy (2) gjyqtarë në Gjykatën Supreme, prej të cilave një (1) pozitë për gjyqtar të lëmisë penale dhe një (1) pozitë për gjyqtar nga radhët e gjyqtarëve të komunitetit serb, shkruan Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Në këtë takim, anëtarët e Këshillit në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, aprovuan avancimin e dy (2) gjyqtarëve: Afrim Shala dhe Milena Đerić, në pozitën gjyqtar/e në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Mandati i gjyqtarëve në fjalë do të fillojë nga data 01 tetor 2022.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...