KFOR publikon pamje nga stërvitja e ushtarakëve italianë në liqenin e Ujmanit

PUBLIKUAR

Pjesëtarët e KFOR-it nga kontigjenti Italian së fundmi kanë kryer stërvitje në liqenin e Ujmanit.

KFOR-i ka publikuar pamje nga këto stërvitje, të cilat janë kryer nga Lagunari Italian, pjesë e Batalionit Rezervë Operacional të dislokuar në veri të Kosovës.

“Lagunari italian, pjesë e Batalionit Rezervë Operacional të dislokuar në Veri të Kosovës si pjesë e misionit të KFOR’it të udhëhequr nga NATO, kreu me sukses një trajnim specifik më 30 dhjetor”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i ka thënë se janë të fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit

“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...