KFOR-i: Ushtarët ukrainas aktualisht ndodhen në Kosovë

PUBLIKUAR

Trupat paqeruajtëse ukrainase aktualisht ndodhen në Kosovë, ka thënë KFOR-i për Klankosova.tv.

“Për momentin, kontingjenti ukrainas prej 40 trupash vazhdon të shërbejë si pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe të mandatuar nga OKB-ja”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Sipas tyre Ukraina ka qenë kontribuues në misionin paqeruajtës të KFOR-it që nga themelimi i saj më 1999.

“Ukraina ka qenë një kontribuues i vlefshëm në misionin tonë paqeruajtës që nga themelimi i KFOR-it në 1999. Ne mirëpresim kontributet e kahershme të vendit në përpjekjet tona të përditshme në mbështetje të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe për konsolidimin e stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Kujtojmë se të hënën presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, urdhëroi tërheqjen e trupave ukrainase nga të gjitha misionet paqeruajtëse në botë. Arsyeja e këtij vendimi ishte forcimi i ushtrisë ukrainase në mbrapsjen e agresionit rus.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...