KFOR-i e katërfishon praninë në veri të Kosovës

PUBLIKUAR

Misioni i forcave paqëruajtës të NATO-s e ka katërfishuar praninë në veriun e Kosovës.

Gjithashtu edhe janë trefishuar patrullimet përgjatë vijës kufitare.

Po thuajse 1 mijë ushtarë me armatim të rëndë janë dislokuar në veri.

Kjo si rezultat i ngjarjeve të fundit në atë pjesë.

Kështu thuhet në një përgjigje për Klankosova.tv nga KFOR-i.

KFOR-i thekson se mban një qëndrim fleksibël dhe të shkathët në mbarë Kosovën dhe është i gatshëm të t’u përgjigjet të gjithë skenarëve të mundshëm, në përputhje me mandatin e tij në OKB.

“Misioni ynë mbetet shërbimi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, komandanti ynë është në kontakt të rregullt me ​​të gjithë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e mandatit të OKB-së, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet tutje në përgjigjen e misionit të NATO-s në Kosovë.

Më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, Serbia kreu agresion ndaj shtetit të Kosovës.

Si rezultat i sulmit terrorist nga një grup serb, i udhëhequr nga Milan Radoiçiq, u vra polici Afrim Bunjaku.

Kjo ngjarje bëri që vende si Britania, Rumania, Kroacia, Shqipëria e tani së fundmi edhe Shqipëria, të dërgojnë trupa shtesë.

SHIKO MË SHUMË

Një grua dërgohet për trajtim në QKUK, më pas ndërron jetë, policia nis hetimet

Një grua ka ndërruar jetë në Fushë-Kosovë, ndërsa rasti po hetohet nga Policia e...

Diell dhe temperatura deri në 22°C

Sot gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të shpërndara...

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Pas konfirmimit të 8 rasteve me fruth, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe institucionet...