Kevin Love pas një muaji në fushë

PUBLIKUAR

Basketbollisti i Cleveland Cavaliers, Kevin Love, do të jetë gati për të luajtur me fillimin e sezonit të ri.

Lajmin e ka konfirmuar vetë basketbollisti i skuadrës nën-kampione të NBA-së, që ka deklaruar se ka nisur periudhën e rikuperimit pas dëmtimit dhe operacionit të kryer në maj, kur dhe u dëmtua gjatë serisë së play off-it, ndaj Boston Celtics.

“Jam më mirë. Kam qenë 3 javë në Park City në Utah dhe jam stërvitur në strukturat e përgatitura për Olimpiadën. Mendoj se pas një muaji, maksimumi pas një muaji e gjysmë, do të rikthehem në fushë. Nuk dua të bëj shumë llogari për këtë gjë, por jam më mirë dhe gati të kthehem dhe ndihmoj skuadrën time”, tha Kevin Love, që së shpejti do të nisë të stërvitet me skuadrën.

Dy muaj më parë ai rinovoi kontratën me ekipin e LeBron, duke qëndruar edhe për 5 vjet të tjera, duke qenë një nga pikat kyçe edhe për të ardhmen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...