Reperi të enjten publikoi albumin e ri, “The Life of Pablo”. Në pamje të parë u shfaq bashkëshortja e tij, mirëpo në njërën prej fotografive të albumit qëndron një bionde, e cila është një modele.

Menjëherë pasi Kanye postoi në Twitter albumin, në internet u zbulua se bëhet fjalë për modelen Sheniz Halil.
Mirëpo, sipas TMZ, ka qenë Kim ajo që e ka gjetur Sheniz për këtë album.

Burimet e kësaj faqeje thonë se ylli amerikan e ka miratuar personalisht që këto të pasme të jenë pjesë e albumit. /TCH/Telegrafi/



