Ka përfunduar faza grupore në garën e dytë më prestigjioze të futbollit evropian, Liga Evropës.
Në shumë grupe ishin të përcaktuar ata që janë kualifikuar tutje, por në shumë grupe kishte dramë të madhe.
Ka edhe klube të mëdha të eliminuara dhe me traditë si që është rasti me Ajaxin, që nuk arriti të mposhtë në shtëpi Molden.
Nga ana tjetër Sporting bëri mrekullinë që u kthye nga disavantazhi dhe e mposhti Besiktasin për t’u kualifikuar tutje.
Fiorentina arriti kualifikimin pas një fitore të lehtë ndaj Belenenses në shtëpi.
Tottenhami e la jashtë garës Monacon duke e mposhtur teksa nga ana tjetër Anderlechti u tregua konkret ndaj Qarabagut.
Herolind Shala dhe Libereci i tij u eliminuan, transmeton Telegrafi, pas disfatës në shtëpi nga Marseille.
Skuadrat e kualifikuara nga vendi i parë:
Molde
Liverpool
Krasnodar
Napoli
Rapid Vienna
Braga
Lazio
Lokomotiv Moska
Basel
Tottenham
Schalke
Athletic Bilbao
Skuadrat e kualifikuara nga vendi i dytë:
Augsburg
Sparta Praga
Anderlecht
Fiorentina
Sporting Lisbona
St.Etienne
Marseille
Midtjylland
Dortmund
Sion
Fenerbahce
/Telegrafi/


