Këto janë vendvotimet e Lipjanit ku do të ketë rinumërim të votave

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Elshani: Policia e Kosovës është e përgatitur për zgjedhjet në katër komunat veriore

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se...

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendimin që në 530 vendvotime të ketë rinumërim të votave. Ky vendim ka ardhur pas parregullsive të gjetura e  të publikuara në raportin e auditimit të nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Gazeta Express ju sjell listën e plotë të vendvotimeve ku do të ketë rinumërim

Manipulimet e ndryshme nga komisionerët e subjekteve politike kanë çuar deri në marrjen e vendimit që në 530 vendvotime të ketë rinumërim. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të KQZ’së.

Derisa Burim Ahmetaj nga QNR-ja foli edhe për numërimin e votave të diasporës që ka përfunduar mbrëmë, ndërsa tha se janë në fazën e fundit që t’i hapet rrugë edhe numërimit të votave me kusht.

Pas gjetjeve të raportit të auditimit Burim Ahmetaj nga QNR’ja ka prezantuar pesë rekomandime me anë të të cilave KQZ’ja ka marrë vendimin që të bëhet rinumërimi.

“Rastet kur subjekti nuk ka vota, ndërsa kandidatët kanë dhe numri i tyre është 81. Gjithashtu, kemi raste kur kandidati për deputet ka më shumë vota se vetë subjekti e kjo është bërë në 89 vendvotime. Po ashtu, edhe kur të gjithë kandidatët brenda një subjekti kanë më shumë vota se vetë subjekti”, ka thënë Ahmetaj.

Kujtojmë se KQZ’ja me 9 tetor ka marrë vendimin që  në 313 vendvotime të ketë rinumërim të votave. Ky vendim ishte marrë për shkak të një gabimi teknik që kishte ndodhur përgjatë shtypjes së formularëve në të cilët barteshin shënimet për numërimin e votave të partive dhe kandidatëve për deputetë.

Gazeta Express ju sjell listën e plotë të 530 vendvotimeve në të cilat do të bëhet rinumërimi i votave për të cilin u vendos sot në mbledhjen e KQZ’së:

SHIKO MË SHUMË

Nderohen dëshmorët dhe martirët në fshatin Sllovi

  Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës...

Kanosje në Lipjan, arrestohet një person

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga...

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...