Këto janë të gjitha propozimet e LDK’së për ZRRE’në rreth shtrenjtimit të rrymës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar komentet e saj për propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, rreth tarifave të reja. Për LDK’në, ky propozim është diskriminues dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, raporton Express.

Në komentet që ka dorëzuar, LDK’ja ka propoziuar që tarifat të mbeten të pandryshuara deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Për të tejkaluar krizën, nga kjo parti kanë propozuar heqjen e TVSH’së për energjinë elektrike për të gjithë konsumatorët, si dhe subvencionim të energjisë për të gjithë konsumatorët njëjtë, në mënyrë që tarifat të mbeten siç janë deri në fund të vitit.

“Tarifat e propozuara janë të papërballueshme, andaj propozojmë të mbeten të pandryshuara.  Për të tejkaluar krizën, propozojmë që Qeveria të heqë TVSH’në për energjinë elektrike për të gjithë konsumatorët. Qeveria gjithashtu të subvencionojnë energjinë për të gjithë konsumatorët njëjtë, në mënyrë që të mbajë tarifat ashtu siç janë deri në fund të këtij viti”, thuhet në letrën e LDK’së drejtuar ZRRE’së.

Tutje, LDK’ja i ka kërkuar këtij institucioni që t’I hapë diskutimet për shqyrtimin e tarifave në fillim të qershorit dhe që zbatimi i tyre të fillojë nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“ZRRE të hapë diskutimet në fillim të qershorit me të gjitha palët e interesit për shqyrtimin e tarifave, zbatimi i të cilave do të fillojë prej datës 1 janar 2023. Qeveria të angazhohet për themelimin e “Fondit për konsumatorët në nevojë”, ashtu siç e obligon Ligji për Energjinë”, thuhet në letër.

LDK’ja e ka përmendur edhe punën e gazsjellësit amerikan, duke bërë thirrje që të “ndërpriten vonesat e paarsyeshme dhe dëmshme.

“Të ofrohet sa më parë alternative agatgjata të furnizimit me energji të qëndrueshme dhe të përballueshme. Në këtë drejtim, të ndërpriten vonesat e paarsyeshme dhe të dëmshmee të Qeverisë në lidhje me gazifikimin e Kosovës, një projekt që shtetet e rajonit e kanë nisur tashmë. E ardhmja e energjisë në Kosovë është e pastër; por Kosova sikurse Evropa, po kalon në disa dekada të tranzicionit energjetik. Në këtë tranzicion duhet të sillemi me përgjegjësi ndaj sigurimit dhe përballimit të energjisë paralelisht. Qeveria poashtu duhet të përshpejtojë dhënien e lejeve për nisjen masive të investimeve private drejt sektorit të energjisë solare”, thuhet në letër.

Në fund, nga kjo parti kanë thënë se propozimi i ZRRE’së i trajton qytetarët në mënyrë të pa barabartë dhe se është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

“Përfundimisht, propozimi aktual i ZRRE’së, duke i trajtuar qytetarët në mënyrë të pa barabartë; ku një kategorie i subvencionohet 100% tarifa, ndërsa tjerave jo, është akt diskriminues dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësisht parimit të barazisë së qytetarëve para ligjit”, thuhet në komentet e LDK’së./Gazeta Express

Këto janë të gjitha propozimet e LDK’së:

Tarifat e propozuara janë të papërballueshme, andaj propozojmë të mbeten të pandryshuara.

Për të tejkaluar krizën, propozojmë që Qeveria të heqë TVSH’në për energjinë elektrike për të gjithë konsumatorët.

Qeveria gjithashtu të subvencionojnë energjinë për të gjithë konsumatorët njëjtë, në mënyrë që të mbajë tarifat ashtu siç janë deri në fund të këtij viti.

ZRRE të hapë diskutimet në fillim të qershorit me të gjitha palët e interesit për shqyrtimin e tarifave, zbatimi i të cilave do të fillojë prej datës 1 janar 2023.

Qeveria të angazhohet për themelimin e “Fondit për konsumatorët në nevojë”, ashtu siç e obligon Ligji për Energjinë.

Të ofrohet sa më parë alternative agatgjata të furnizimit me energji të qëndrueshme dhe të përballueshme. Në këtë drejtim, të ndërpriten vonesat e paarsyeshme dhe të dëmshmee të Qeverisë në lidhje me gazifikimin e Kosovës, një projekt që shtetet e rajonit e kanë nisur tashmë. E ardhmja e energjisë në Kosovë është e pastër; por Kosova sikurse Evropa, po kalon në disa dekada të tranzicionit energjetik. Në këtë tranzicion duhet të sillemi me përgjegjësi ndaj sigurimit dhe përballimit të energjisë paralelisht. Qeveria poashtu duhet të përshpejtojë dhënien e lejeve për nisjen masive të investimeve private drejt sektorit të energjisë solare.

Përfundimisht, propozimi aktual i ZRRE’së, duke I trajtuar qytetarët në mënyrë të pa barabartë; ku një kategorie i subvencionohet 100% tarifa, ndërsa tjerave jo, është akt diskriminues dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësisht parimit të barazisë së qytetarëve para ligjit.

 

SHIKO MË SHUMË

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...