Këto janë shtetet që e njohën Kosovën si të pavarur më 18 shkurt të vitit 2008

PUBLIKUAR

Dje Kosova ka shënuar 14 vjetorin e Pavarësisë. Kjo datë u shënua me shumë aktivitete nga krerët shtetërorë e më gjerë.

Pas 14 vitesh pavarësi, Kosovën e kanë njohur 117 shtete, me të fundit njohje nga Izraeli.

Por kush e njohu Kosovën si Republikë një ditë pas shpalljes së pavarësisë?

Afganistani, Britania e Madhe, ShBA-të , Franca, Shqipëria, Turqia, Tajvani si dhe Organizata e Bashkëpunimit Islam e njohën Kosovën si shtet të pavarur, sovran dhe demokratik ende pa i mbushur 24 orë si shtet.

Megjithatë, janë edhe  79 shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, mes tyre pesë shtete anëtare të BE-së, si dhe dy shtete me ndikim në botë, Kina dhe Rusia.

Ekzekutivi kosovar ka premtuar lobim për njohje të reja, ndërkohë që një marrëveshje finale me Serbinë dhe njohja nga ky shtet fqinj konsiderohet si çelës për njohje nga shtetet anëtare të BE-së, Kina, Rusia dhe nga shtete tjera./KlanKosova/

SHIKO MË SHUMË

Drenas: Vijon aksioni identifikues i keqpërdoruesve të ujit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se po vijon aksioni për identifikimin e...

“Thaçin do ta presë i njëjti fat si Naim Murselin, burgim i përjetshëm”, Kurti flet për deklaratën e deputetit Geci

Një deklaratë e deputetit nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që vjen...

Ulje e lehtë e çmimeve të derivateve në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivative për 24-orët...