Këto janë pamjet e para të “krokodilit” në aksion (Video)

PUBLIKUAR

Disa helikopterë rusë të tipit Ka-52, janë filmuar duke kryer sulme ajrore ndaj pozicioneve të Shtetit Islamik në Siri.

Këto sulmet besohet se janë kryer në provincën e Homsit, transmeton Telegrafi.

Helikopterët kanë kryer detyrat e tyre mes Palmira dhe El Kartein, qytete këto që së fundmi janë çliruar nga ushtria siriane, pasi kontrolloheshin nga xhihadistët e ISIS.

“Ka-52 Krokodil” është futur në përdorim në vitin 2011, dhe mund të cilësohet si helikopteri më modern rus.

Ndërsa kjo është hera e parë që është filmuar në aksion. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

U ofroi 20 euro policëve për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Mitrovicën...

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...