LipjaniNews u sjell disa nga masat që ka marr komuna e Lipjanit për parandalimin e Coronavirusit.
Më poshtë gjeni disa nga masat preventive që janë ndërmarrë nga Komuna e Lipjanit:
– Të procedohet urgjent me masat e dezinfektimit te vendeve publike, shkollave, sallave sportive, bus stacioneve dhe QKMF,QMF dhe AMF, objekteve fetare dhe vendeve tjera publike sipas kerkeses se komisionit.
– Urdhërohen kompanitë e transportit publik per ndermarrjen e masave per dezinfektimin e automjeteve per transport publik.
– QKMF te pajiset me te gjitha mjetet e udhezuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetsisë.
– Ndalohen deri në një vendim-marrje tjeter tubimet publike, si ndeshjet sportive( pa publik), aktivitetet tjera kulturore e sportive.
– Të shpërndahen Udhezimet edhe fizike edhe elektronike në të gjitha rrjetet sociale zyrtare dhe lokale për mbrojtje preventive ndaj Covidit-19.
– Bizneset hoteliere, kafiterit, restorantet, qebaptore, ëmbëltore (të gjitha bizneset e hotelierisë) të kufizohen dhe njoftohen me vendim nga Inspektorati që mund te punojnë deri ne ora 23:00.
– Urdhërohen te gjitha drejtoritë komunale te pezullojnë takimet me palë perveq takimve qe vlersohen te natyres urgjente.
– Urdhërohen drejtoritë përkatëse që të mos lëshojnë leje apo pëlqime për tubime, evenimente apo promovime të tjera publike.
– Ligji i duhanit të respektohet strikt në të gjitha ambienet publike.
– Udherohen të gjitha institucionet publike të pajisen me dezinfektues për duar në hyrje të objekteve publike.
– Urdhërohen te gjitha bizneset te pajisen me dezinfektues per duar ne hyrje te objekteve te biznesit.
– Inspektorati komunal të mbikqyr çmimet në treg të produkteve ushqimore dhe produkteve tjera.
– Kërkohet nga qytetaret ti shmangen tubimeve publike dhe daljeve në ambiente të frekuentura. Pa panikë por me qëllime të masave preventive qytetarët dhe bizneseve të përfillin rekomandimet e Ministrisë së Shëndetsisë dhe Institutit Kombëtar të shendetsisë.


