Real Madrid dhe Juventus ende nuk kanë humbur këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Skuadra spanjolle, Real Madrid dhe ajo italiane, Juventus nuk dinë për humbje këtë edicion në garën më të madhe në botë për klube, Ligën e Kampionëve.
Të dy këto skuadra kanë fituar edhe ndeshjet e para çerekfinale, ku Real Madrid ka mposhtur në udhëtim Bayern Munichun 2:1, ndërsa Juventus në Torino deklasoi Barcelonën 3:0.
Mbetet të shihet nëse këto dy skuadra do të ruajnë këtë formë edhe në ndeshjet e ardhshme, për të vazhduar rrugëtimin e tyre pa humbje dhe për të arritur në finale. /Express/


