Këtë javë pritet lirimi i Haradinajt

PUBLIKUAR

Pesë ditë pas arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, është deklaruar edhe Ministra e Jashtme e Francë, e cila thotë se në këtë arrestim nuk ka ndërhyrë politika. Ndërsa mbrojtja e tij shpreson se Haradinaj mund të lirohet këtë të enjte, kur edhe pritet të zhvillohet një seancë tjetër gjyqësore.

AAK-ja dhe opozita tjetër kanë paralajmëruar protesta ditën e mërkurë, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

Avokati Arianit Koci, ka bërë me dije se ish-kryeministri i Kosovës mund të lirohet të enjten, kur pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij.

Ndërkaq, pesë ditë pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Aerportin Bazel-Moulhuse, është deklaruar edhe Ministra e Jashtme e Francës e cila thotë se në këtë arrestim nuk ka dimensione politike.

Ndërkohë, protesta e ardhshme për të kërkuar drejtësi për liderin e AAK-së pritet të mbahet këtë të mërkurë, duke filluar nga ora 12:00.

Përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se nuk do të ndalen derisa të zbardhet drejtësia për të parin e AAK-së. E protestës pritet t’i bashkohet edhe pjesa tjetër e opozitës, “Vetëvendosja” dhe “Nisma”.

Ndërkohë, analistët politikë thonë se arrestimi i liderit të AAK-së, është bërë me qëllimin e vetëm, për ta provokuar situatën, ndërsa ka të tillë që mendojnë se arrestimi i Haradinjat është bërë për ta tërhequr vëmendjen nga muri në Mitrovicë dhe nga Gjykata Speciale.

Ndërkaq nga Ministra e Jashtme Franceze kanë konfirmuar se në arrestimin e ish-komandantit më në zë të UÇK-së, Ramush Haradinajt, nuk ka ndërhyrë politika. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...