Këta janë VIP’at e estradës që kanë hapur shtëpitë e tyre për shqiptarët e Shqipërisë

PUBLIKUAR

Pas tragjedisë në Shqipëri shumë artistë të estradës kanë treguar gatishmërinë e tyre për të pritur njerëz në shtëpitë e tyre

Një ndër të parët që ka ofruar këtë ndihmë është reperi Genc Prelvukaj i cili ka ofruar shtëpinë e tij në Martinaj të Plavës në Mal të Zi.

“Ju njerëz të mirë në Shqipëri. Nëse njihni familje që kanë nevojë të strehohen, kanë mbetur pa kulm mbi kokë, nga tërmeti i sotëm, unë kam një shtëpi në Martinaj të Plavës në Mal të Zi, në të cilën mund të vendosen 2 familje”, ka shkruar ndër të tjera Genci.

Edhe aktori Fatmir Spahiu ka ofruar strehim për deri në 10 persona në Kosovë deri të qetësohet situata në Shqipëri.

“Deri ne 10 persona nga Shqipëria i strehoj në Kosovë deri sa gjendja të qetësohet! Nëse dini ndonjë familje me shkruani ne mesazh”, ka shkruar Spahiu.

Ndërkohë, reperi Capital T ka postuar një numër telefoni në Instagram për të gjithë ato familje që kanë nevojë për ndihmën e reperit. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...