Këta janë të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Deçan (Foto)

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e dyfishtë që ndodhi një natë më parë në Deçan, ku të vdekur mbetën B.Ramaj dhe R.Ramaj.

Komandanti i Policisë në Deçan, Sejdë Dobraj, ka thënë se dy të dyshuarit e identifikuar për vrasjen e vëllezërve Ramaj janë babë e djalë.

Ai ka thënë se njëri është i arrestuar, ndërkaq personi i dytë gjendet në arrati dhe se presin që shumë shpejt edhe ai të arrestohet ose të dorëzohet.

Policia kanë thënë se babai 50 vjeçar dhe i biri 25 vjeçar dyshohet ta kenë kryer vrasjen.

E lajmi.net mëson se ata janë Salih Lushaj dhe Durim Lushaj.

Siç dihet, konflikti mes dy palëve filloi për një xham autobusi, pastaj u grushtuan e deri te përdorimi i armëve ku mbetën dy të vdekur.

Salih e Durim Lushaj, që të dytë babë e bir, konfirmohet se kryen vrasjen.

Vetëm brenda një jave në Kosovë raportohet të kenë ndodhur 6 vrasje. Një në Ferizaj, tri në Gjakovë dhe dy sonte në Deçan. /lajmi.net/

111

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...