Këta janë shqiptarët që startojnë sonte në LK

PUBLIKUAR

Liga e Kampionëve është gara më e madhe evropiane për klube, ndërsa në të po marrin pjesë edhe futbollistët shqiptarë me klubet e tyre.

Mbrojtësi fantastik, Shkodran Mustafi si gjithnjë edhe sonte do të jetë në fushë nga minuta e parë me skuadrën e tij Valencian ku do të përballen me Lyonin.

Nga minuta e parë do të jetë edhe Arijan Ademi i Dinamos së Zagrebit përballë gjigantit gjerman Bayern Munich.

Ndërkohë në fushë nga starti është si gjithnjë edhe Pajtim Kasami, ku me kampionët e Greqisë, Olympiakosin, do të mundohen t’i befasojnë anglezët e Arsenal.

Ndërkohë në ndeshjen Barcelona – Bayer Leverkusen, Admir Mehmedi do të jetë në bankën rezervë të skuadrës gjermane dhe pret rastin për të luajtur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...