Këta janë njerëzit më me fat në botë, i shpëtojnë mrekullisht aksidentit të tmerrshëm me cisternë (Foto/Video, +18)

PUBLIKUAR

Një video shokuese që është postuar së fundmi në internet, shfaq momentin kur dy kinezë i shpëtojnë mrekullisht një aksidenti të tmerrshëm.

Në provincën lindore kineze Zheijang në orët e para të mëngjesit të martës, ka ndodhur një aksident i tmerrshëm që është filmuar nga kamerat e sigurisë, transmeton Telegrafi.

Dëshmitarët okularë që kishin parë momentin kur një cisterna përplaset me një veturë, ishin shumë të bindur se personat që gjendeshin në veturën e vogël nuk i kanë mbijetuar goditjes.

Në video shihet se si një cisternë gjigante që po lëvizte me shpejtësi të madhe, përplaset me një veturë e cila po kalonte rrugën në një kryqëzim.

2

Duke u munduar që në momentet e fundit të shmang përplasjen e drejtpërdrejt, shoferi i cisternës mezi arrin ta kthej paksa timonin, duke goditur kështu me pjesën e pasme veturën të cilën e shtyp plotësisht.

Kalimtarët e rastit menjëherë kanë vrapuar në drejtim të veturës së vogël, duke menduar se askush brenda saj nuk i ka mbijetuar përplasjes, por në momentin që zjarrfikësit u shfaqën në vendin e ngjarjes u konstatua se shoferi dhe një vajzë që ishte ulur pranë tij kanë dhënë shenja jete.

Që të dy ishin dërguar me urgjencë në spital, dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale janë jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...