Këta janë emrat që pritet t’i arrestojë sot Policia e Kosovës

PUBLIKUAR

Sot Policia e Kosovës do të përfshihet në një aksion të gjerë për kapjen e 27 të akuzuarve për dëmtim të veturave të EULEX-it gjashtë vjet më parë, prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Mbrëmë është arrestuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosjes Frashër Krasniqi ndërsa në orët e hershme është kapur edhe deputeti i kësaj Lëvizje, Glauk Konjufca.

E në pranga pritet të bien edhe mbi 20 të tjerë.

Aktualisht në listën e policisë figurojnë edhe emrat e këtyre të akuzuarve që pritet të arrestohen: Xhelal Sfeqla, Besfort Berisha, Zgjim Hyseni, Lirim Gashi, Salih Zyba, Salih Mehmeti, Naser Shatri, Bujar Vocaj, Kasim Uka, Arbër Nuredini, Asdren Peci, Fatmir Haziri, Ramadn Deliu, Faruk Dakaj, Skender Merturi, Kushtrim Zeqiri, Kujtim Kosumi, Dardan Molliqaj, Skender Blakaj, Blerim Maqastena dhe Lulëzim Xhaka.

Në seancën e 11 janarit në Gjykatë për dëmtim të veturave të EULEX-it ishin paraqitur vetëm këta të akuzuar: Pajtim Demaj, Rron Gjinovci, Hasim Uka, Fatmir Kurtaj dhe Flamur Arifaj./Gazeta Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Dy vëllezër rrahin prindërit në Deçan, arrestohen nga policia

Dy persona janë arrestuar në Deçan, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë në familje...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 700 gjoba brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2763 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Kujdes nga temperaturat e larta, sot me vapë përvëluese

Të premten në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe temperatura të larta. “Moti...